Me krenari ju njoftojmë se Peregrin Accounting & Consulting, një kompani prestigjioze me bazë në Gjermani dhe Kosovë, ka zgjedhur të përdorë Expert Pro, për menaxhimin e proceseve të tyre financiare dhe operacionale.
Çfarë sjell ky bashkëpunim?
Efikasitet në Menaxhimin Financiar – Peregrin përdor Expert Pro për të optimizuar kontabilitetin dhe proceset financiare, duke përfshirë përgatitjen e deklaratave tatimore dhe raportimin financiar.
Standardet më të larta – Me këtë integrim, Peregrin siguron që klientët e saj të përfitojnë nga teknologjia më e avancuar dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.
Eksperiencë dhe besueshmëri – Ky bashkëpunim reflekton përkushtimin e të dy kompanive për të synuar tregun nderkombëtar duke ofruar shërbime cilësore dhe zgjidhje moderne për bizneset.